Kolonët hebrenj bastisën disa fshatra në Bregun Perëndimor të pushtuar, u vunë zjarrin shtëpive të palestinezëve dhe dëmtuan pronat e tyre.
Kreu i Këshillit Lokal të fshatit Burqa në Nablus, Jihad Salah në veri të Bregut Perëndimor për AA tha se dhjetëra kolonë hebrenj bastisën fshatin dhe hapën zjarr në shtëpitë e palestinezëve, i vunë flakën një barake dhe thyen me gurë xhamat e disa shtëpive.
Duke thënë se sulmi i kolonëve në hyrjen perëndimore të fshatit u shpartallua nga banorët, Salah tha se ushtarët izraelitë ndërhynë me gaz lotsjellës kundër palestinezëve të mbledhur në zonë.
Salah ka deklaruar se disa palestinezë janë prekur nga gazi i hedhur gjatë ndërhyrjes. Sipas agjencisë zyrtare palestineze WAFA, kolonët hebrenj bastisën qytetin Sebestiye në veri të Nablusit.
Kolonët dëmtuan një dyqan riparimi automjetesh që ndodhej pranë hyrjes së qytetit dhe automjetet që u përkisnin palestinezëve.
Organizata e Transmetimeve Publike Izraelite (KAN) dje njoftoi se rreth vendbanimit ilegal Homesh pranë qytetit të Nablusit, automjeti me kolonët hebrenj u qëllua nga një automjet tjetër që kalonte aty, duke vrarë një kolon hebre dhe duke plagosur dy të tjerë.
Kolonët hebrenj sulmuan shtëpinë e një familjeje palestineze në mëngjes dhe rrahën të pronarin e shtëpisë, Vail Mukbil, 65-vjeç, u dërgua në spital, me tre brinjë të thyer dhe mavijosje në fytyrë si pasojë e sulmit.
Në Bregun Perëndimor ndodhen më shumë se 250 vendbanime të paligjshme hebreje, të cilin Izraeli e pushtoi në vitin 1967. Më shumë se 500 mijë kolonë hebrenj që banojnë në këto vende e bëjnë jetën edhe më të vështirë për palestinezët që jetojnë nën okupim.
Sipas ligjit ndërkombëtar, të gjitha vendbanimet hebraike në territorin e pushtuar konsiderohen të paligjshme.
