Mes palestinezëve të kërcënuar të dëbohen me dhunë nga shtëpitë e tyre në lagjen Sheik Jarrah në Jerusalemin e pushtuar Lindor dhe kolonëve hebrenj që ndodhen përreth u jetuan përleshje në kohën e iftarit.

Palestinezët, të cilët Izraeli dëshiron t’i dëbojë me forcë nga shtëpitë e tyre, shtruan tryezë iftari me mbështetësit yre jashtë shtëpive së tyre në në lagjen Sheik Jarrah.

Ndërkohë, kolonët hebrenj filluan të hidhnin gurë, shishe qelqi dhe sende të ndryshme nga çatitë e shtëpive në tryezat palestineze gjatë kohës së iftarit.

U jetuan përleshje midis palestinezëve dhe kolonëve hebrenj të cilët iu përgjigjën sulmit dhe tryezat e iftarit u shpërndanë.

Deputeti Itamar Ben Gvir, një udhëheqës i Partisë së Forcës Hebraike të ekstremit të djathtë (Otzma Yehudit), gjithashtu i doli krah kolonëve hebrenj dhe bëri provokime antiarabe.

Gjatë përleshjeve një makine që i përkiste kolonëve hebrenj iu vu zjarri ndërsa dy kolonë hebrenj më pas hapën zjarr me armë ndaj palestinezëve.

Policia izraelite tha në një deklaratë me shkrim se 15 persona u arrestuan në incidentet në lagjen Sheik Jarrah.

Në një deklaratë me shkrim, Brigadat Abu Ali Mustafa, krahu ushtarak i Frontit Çlirimtar të Popullit Palestinez, në lidhje me shkeljet e bëra nga kolonët hebrenj ndaj banorëve të lagjes Sheik Jarrah thanë se “durimi ynë po mbaron”.

“Ne i themi armikut (Izraelit) se ai nuk duhet të provojë durimin tonë dhe se rezistenca është në përgjim”, tha deklarata, duke theksuar se ajo që ndodhi në lagjen Sheik Jarrah po monitorohet nga afër.

“Durimi ynë po mbaron. Elementët e rezistencës janë gati të mbështesin popullin tonë në Sheik Jarrah ashti si e kanë mbështetur popullin tonë përpara Portës së Damaskut.”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re