Kolonët hebrenj mbrëmë kanë shkatërruar shumë pemë ulliri palestineze në Bregun Perëndimor të okupuar, bëri të ditur sot një aktivisti lokal.
“Të paktën 100 pemë ulliri u shkulën nga kolonët të hënën në mbrëmje në Shi’b al-Batin, në lindje të Yatta në Hebron”, tha Fuad Al-Amor për AA.
Ai tha se pronari i tokave ka bërë një ankesë në policinë izraelite lidhur me sulmin e kolonëve.
Fermerët palestinezë ankohen për sulme të përsëritura në tokat e tyre bujqësore nga ushtarët izraelitë dhe kolonët.
Sipas Fushatës Kolektive Palestineze Kundër Murit të Aparteidit, një koalicion i organizatave joqeveritare palestineze, viti 2020 ishte viti më i ashpër për fermerët. Më shumë se 8.400 pemë ulliri u shkulën ose u dogjën.
