Kkolonët hebrenj në Bregun Perëndimor të pushtuar sulmuan shtëpitë dhe automjetet palestineze në Nablus dhe u vunë flakën tokave bujqësore.

Sipas informacionit të marrë nga dëshmitarët okularë, pasi një ushtar izraelit u vra në një sulm të armatosur në Bregun Perëndimor, kolonët hebrenj bastisën vendbanimin Jit, në perëndim të qytetit Nablus.

Kolonët sulmuan shtëpitë dhe automjetet e palestinezëve dhe u vunë flakën tokave bujqësore.

Dëshmitarët deklaruan se ushtarët dhe policia izraelite ishin në vendngjarje, por nuk parandaluan sulmet e hebrenjve, dhe theksuan se rruga ishte e mbyllur për kalimin e automjeteve palestineze.

Thuhet se është hapur zjarr ndaj një automjeti në lëvizje pranë Einav, një vendbanim ilegal hebre në Bregun Perëndimor, automjeti është përmbysur dhe një ushtar izraelit ka vdekur.
Burimi: AA

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re