Dhjetra kolonë hebrenj kërkuan hakmarrje ndaj arabëve në një tubim të dielën në qytetin e vjetër të Kudsit Lindor të pushtuar pas një sulmi me thikë nga një palestinez që la të vdekur një kolon.

Tubimi u mbajt pas raportimeve në shtypin izraelit mbi incidentin.

Dëshmitarët okularë theksuan se gjatë tubimit, kolonët varën një flamur izraelit në vendin e Shkollës Fillore Umariya në lagjen muslimane të Qytetit të Vjetër dhe brohoritën me slogane hakmarrjeje kundër arabëve.

Policia izraelite theksoi më herët se tre persona, duke përfshirë dy policë, u plagosën gjithashtu në sulmin në Qytetin e Vjetër.

Mësohet se sulmuesi është qëlluar për vdekje në vendngjarje.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re