Një aleat politik i narkotrafikantit më famëkeq të botës, Pablo Escobar, arriti të dalë në balotazh për t’u zgjedhur president i Kolumbisë.

Gustavo Petro, një polikan i majtë, ish-anëtar i grupit paramilitar M-19 që sulmoi Pallatin e Drejtësisë në vitin 1990 për llogari të Escobar-it, u transformua ë një politikan i dialogut dhe arriti të shkrijë grupin paramilitar të së majtës që u krijua nga Che Guevara.

Petro fitoi 25% votave, ndërsa në vend të parë doli kandidati i së djathtës Iván Duque, parti e ish-presidentit Urime, i cili luftoi për vite me narkotrafikantët e Medelinit dhe Kalit.

Për herë të parë në zgjedhjet presidenciale kanë konkurruar kandidatët e FARC, grupit paramilitar të armatosur, i cili arriti një akord paqeje me qeverinë e presidentit Juan Manuel Santos.

Në një deklaratë publike, ky i fundit e quajti sukses të madh rritjen e pjesëmarrjes në votime si pasojë e një klime pajtimi.

Në Kolumbi zgjedhjet përgjithësisht bojkotoheshin nga një pjesë e rëndësishme e popullsisë së Amazonës që ndjehej e përjashtuar nga politika. Në vend të tretë në zgjedhje u rendit ish-kryebashkiaku i Medellinit, qytetit të Escobar-it, Sergio Fajardo, i cili rilindi qytetin e tronditur nga trafiku i kokainës.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re