Skip to content

Kolumbia fiton dhe nxjerr jashtë Poloninë, Senegal e Japoni mbeten në lojë

Janë luajtur edhe dy ndeshjet e grupit H për të mbyllur ndeshjet e dyta në grupet e botërorit. Barazimi në sfidën mes Senegalit dhe Japonisë dhe fitorja e Kolumbisë ndaj Polonisë nxjerrin vetëm skuadrën europiane nga gara për kualifikim.

Ndeshje e ekuilibruar dhe me gabime në mbrotje ishte ajo mes Senegalit dhe Japonisë por e mbushur me gola dhe emocione duke i lënë të dyja skuadrat në garë për kalimin e grupit.

Një gabim i portierit Kavashima dhe Sadio Mane shënon golin që kalon përpara senegalezët por barazimi vjen brenda këtij frasioni pas goditjes së Inuit. Edhe pjesa e dytë ka të njëjtën pamje me afrikanët kalojnë përpara me Vague dhe sërish Japonia barazon me ish milanistin Honda.

Në mbrëmje Kolumbia e ka më të thjeshtë se pritej përballë Polonisë dhe në fraksionin e parë mjafton një gol i mbrojtësit Mina. Ndërsa në pjesën e dytë janë golat e Falkaos dhe Kuadrados që plotësojnë tripletën duke mbajtur hapur garën e kualifikimit./Berati.TV

Kolumbi 3-0 Poloni

Shënues: Mina 40’, Falkao 70’, Kuadrado 75’

Senegal 2-2 Japoni

Shënues: Mane 11’, Vague 71’/ Inui 34’, Honda 75’