Ky botëror për herë të parë ka vendosur fair-play-n si kusht për kalimin e grupeve dhe u desh dita e sotme për ta vendosur në zbatim. Japonia dhe Senegali e mbyllin grupin me pikë të barabarta dhe në ndeshje direkte ishin të barabartë po ashtu edhe golavarazhi. Në këtë kohë vihet në zbatim numri i kartonëve. Mbaje Niang me kartonin e verdhë të marrë sot kthehet në protagonist për keq në atdheun e vet pasi ndikon që Japonia të vazhdoj më tej ndërsa Senegali të kthehet në shtëpi.

Të dyja skuadrat humbën sot ndeshjet e tyre me rezultatin 0-1. Ndeshja mes Kolumbisë dhe Senegalit ishte edhe më interesantja me të dy skuadrat që luanin për ta fituar me Senegalin që kishte avantazh edhe barazimin. Mjafton një gol i mbrojtësit të Barcelonës, Mina që amerikano latinët ta fitonin këtë sfidë dhe të vazhdonin më tej.

Ndërsa Polonia edhe pse e eleminuar ia del të fitoj përballë Japonisë për të dalë kokëlart. Edhe këtu është një mbrojtës që shënon golin që vendos ndeshjen. Është Bednarek që me golin e tij i jep trepikëshin e parë Polonisë në këtë botëror, që është edhe i vetmi dhe pengu i vetëm është Robert Levandovski./Berati.TV

Japoni 0-1 Poloni

Shënues: Bednarek 59’

Senegal 0-1 Kolumbi

Shënues: Mina 74’

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re