Prania ushtarake amerikane në Gji, më parë ishte një kërcënim serioz, ndërsa tani është shans – tha të dielën komandanti i Gardës Revolucionare Iraniane.

“Një aeroplanmbajtëse që ka të paktën 40 deri në 50 aeroplanë dhe 6.000 trupa mbi të, ishte një kërcënim serioz në të kaluarën, por tani janë këto kërcënime kthyer në një mundësi,” tha Amirali Hajizadeh, komandant i Gardës e Forcave Ajrore.

“Nëse amerikanët bëjnë një lëvizje, ne do t’i godasim drejt në kokë”, shtoi ai.

Javën e kaluar, SHBA dërguan në Lindjen e Mesme areoplanmbajtësen “USS Abraham Lincoln” dhe Pentagoni ka njoftuar se do të dërgojë dhe “USS Arlington”, si një sistem të raketave “Patriot” për shkak të rritjes së tensioneve me Iranin.

Irani e sheh forcimin e pranisë ushtarake të SHBA në rajon si “luftë psikologjike” dhe frikësim, ndaj një klerik i shquar iranian të premten paralajmëroi se flota amerikane do të mund të “shkatërrohen me një raketë.”

 

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re