Gjeneralmajor Angelo Michele Ristuccia, komandant i misionit të NATO-s në Kosovë (KFOR), ka dhënë një intervistë për agjensinë italiane të lajmeve AGI, ku ka analizuar situatën e tensionuar në Veri.

Ristuccia ka deklaruar se falë profesionalizmit të trpave të KFOR-t, në veriun e Kosovës u shmang një masakër.

“Falë profesionalizmit të njerëzve tanë, të gjithë trupave të KFOR-it, të cilët u përgatitën në mënyrën më të përshtatshme dhe që zbatuan rregullat e angazhimit në mënyrën më korrekte, u shmang një masakër. Ne arritëm të largojmë turmën dhe shpëtojnë 15 policë të bllokuar”.

Gjithashtu ai shton se situata nuk u përshkallëzua pasi trupat e KFOR-it oshin të mirëpërgatitura për të menaxhuar situatën.

“Arsyeja pse situata nuk u përshkallëzua ishte fakti që ne ishim të përgatitur shumë mirë. Ushtarët tanë vepruan shumë, shumë profesionalisht. Dhe dëshiroj të shpreh mbështetjen time të plotë për të plagosurit tanë dhe familjet e tyre. Ata vepruan aq profesionalisht, saqë mundën të menaxhonin që të mos përshkallëzohej situata, kështu shpëtuam 15 policë të Kosovës, penguam të dy palët të përplaseshin, përndryshe do të duhej të merreshim me një problem tjetër krejtësisht të ndryshëm”, tha ai.

Gjithashtu Rusticcia shtoi se KFOR është i përgatitur të përballet me çdo rrethanë të mundshme dhe për këtë janë dislokuar dhe trupa shtesë.

“Ne synojmë të përballemi me çdo lloj rrethane dhe për këtë kemi marrë forca shtesë. Ne nuk reagojmë, ne veprojmë, jemi të organizuar, të trajnuar dhe të pajisur për të përballuar të gjitha sfidat që lidhen me kryerjen e detyrës. Për këtë, falë përgatitjes së ushtarëve tanë, ne kemi mundur që më 29 maj të parandalojmë që situata të përshkallëzohet më tej dhe të vajtojmë për të vdekurit në terren”, ka përsëritur komandanti.

“Unë theksoj se shumica e njerëzve demonstruan në mënyrë paqësor. Ky akt frikacak i dhunës kundër ushtrisë sonë u krye nga një numër i vogël ngatërrestarësh të dhunshëm që përdorën çdo mjet për të bërë dëm”, tha ai.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re