Komandanti i forcave të kombinuara të NATO-s, James Foggo ka thënë se nga maji i ardhshëm në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi, do të zbatohet një diskutim i gjerë në BE.

 

Gjatë një intervistë të dhënë për gazetën serbe Blic, Foggo ka thënë se do të gëzohet që t’i dëgjojë planet e Thaçit dhe Vuçiçit për marrëveshjen finale.

 

Ndër të tjera ai u shpreh se si te Kosova edhe te Serbia ka mendime të ndryshme, por që ka shpresa se mund të vjen deri te një pajtim. Gjithashtu Fogo e vlerësoi si mjaft pozitive që të rinjtë në Kosovë kanë një të ardhme paqësore, duke theksuar se edhe Ura e Ibrit shumë shpejt do të lirohet.

 

Ndërkohë dialogu Kosovë-Serbi do të vazhdojë në shtator.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re