Skip to content

Komandohet shefi i ri i policisë së burgjeve në Drenovë (Emri)

burgu i drenoves

DRENOVE

Kamber Hoxha është shefi i ri i policisë së burgjeve në Drenovë.

Hoxha u komandua në krye të Burgut të Drenovës nga Drejtoria e përgjithshme e burgjeve në vend të Adriatik Parisit, i cili u pezullua nga detyra në shtator si Shef i Policisë së Burgjeve në Korçë.

Pezullimi i Adriatik Parisit erdhi në kuadër të luftës kundër korrupsionit  në sistemin e burgjeve, fenomen që ka vënë në rrezik sigurinë e burgut te Drenovës.

Kjo është hera e dytë në harkun kohor të dy viteve që Adriatik Parisi pezullohet nga detyra.

Në mars të vitit  2017 ai u pezullua për futje të lëndëve narkotike në burg.

(BalkanWeb)