Komandot shqiptare me mision në Herat janë vlerësuar nga instancat eprore të NATO-s për profesionalizmin dhe disiplinën e treguar në kryerjen e detyrave të ngarkuara.

Lajmin e ka dhënë ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka , e cila përmes një njoftimin në adresën e saj në rrjetin social shpreh krenarinë epër Forcat tona të Armatosura.

“Vajzat dhe djemtë e kompanisë së III “Puma” të batalionit të II të këmbësorisë me shërbim në Herat u vlerësuan nga NATO për profesionalizmin dhe disiplinën e treguar në kryerjen e detyrave të ngarkuara në misionin Resolute Support.

#KrenariPërFA”, shkruan në rrjetin social Ministrja e Mbrojtjes, Xhaçka.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re