Skip to content

Komandot shqiptarë, pjesë e stërvitjes më të madhe të NATO/FOTO

Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhacka shkruan në facebook se Komandot shqiptar janë bërë pjesë e një prej stërvitjeve më të madha të NATO-s.
 
Efektivët e Batalionit Komando të Forcës Tokësore marrin pjesë në një nga stërvitjet më të mëdha të organizuara nga NATO në këto dekada.  Komandot shqiptare i janë bashkuar stërvitjes  “Trident Juncture 2018”, pjesë e së cilës janë 50.000 trupa, 10.000 automjete, 65 anije, 250 aeroplanë nga 31 vende të NATO-s si dhe vende partnere. Stërvitja, po zhvillohet në Norvegji ndersa nga Shqiperia eshte pjesmarrese 1 toke, pra gati me shume se 20 komando. Qëllimet kryesore të “Trident Juncture 2018” janë të trajnojnë Forcën e Reagimit të NATO-s dhe të testojnë aftësitë e mbrojtjes së aleancës.