Për shkak të thatësirës, ​​përmbytjeve dhe krizës ekonomike në disa vende, uria kërcënon 45 milion njerëz, një numër rekord, paralajmëruan Kombet e Bashkuara.

“Kriza e urisë po merr përmasa të pashembullt dhe vëzhgimet tona nga terreni tregojnë se do të përkeqësohet,” paralajmëron kreu rajonal i Programit Botëror të Ushqimit (WFP) Lola Castro në një deklaratë.

Për të pestën vit, e gjithë maja jugore e kontinentit Afrikan ka vuajtur nga thatësira, përkeqësuar nga fenomeni klimatik i njohur si El Nino, i cili ka një ndikim të keq në të lashtat në 16 shtete të asaj pjese të botës, të cilat janë kryesisht shumë të dobëta.

Rritja e temperaturave në të gjithë botën po shkakton gjithashtu stuhi shkatërruese dhe ciklonet në zonë.

Shumë familje nëpër botë po mbijetojnë vetëm përmes ndihmës humanitare.

 

Një gjendje shqetësuese

Këtë vit, WFP planifikon të ndihmojë 8.3 milion njerëz që jetojnë në pasiguri ushqimore në Zimbabve, Zambia, Mozambik, Madagaskar, Namibia, Lesoto, Esvatini dhe Malawi.

Më shqetësuese është situata në Zimbabve, ku, sipas WFP, uria kërcënon gati tetë milion njerëz, ose gjysmën e popullsisë.

“Zimbabve është ndër katër vendet në botë ku pasiguria ushqimore është më e larta,” tha raportuesi special i KB për të drejtën e ushqimit Hilal Elver në fund të nëntorit në një vizitë në atë vend.

Agjensia e Ushqimit e KB përsëriti thirrjen e saj të përzemërt për komunitetin ndërkombëtar dhe donatorët, duke paralajmëruar se aktualisht ka vetëm 205 nga 489 milion dollarët e nevojshëm për të financuar projekte të ndihmës emergjente.

“Nëse nuk marrim burimet që na duhen, ne nuk kemi zgjidhje tjetër përveç t’i ndihmojmë njerëzit që kanë nevojë për ndihmë më pak, duke u dhënë më pak,” tha Castro.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re