Trajneri Edy Reja ka shansin e fundit në ndeshjen ndaj Kazakistanit për të pretenduar kualifikimin dhe kapur vendin e parë në grup. Sfida që do të luhet në “Air Albania” ka një rëndësi jetike për ekipin tonë.

Numri një i stolit ka publikuar formacionin titullar dhe skema është 3-5-2. Interesante mesfusha me Kallakun, Memushajn dhe Uzunin. Futbollisti beratas do të luajë në mesfushë.

Sulmi i takon Cikalleshit dhe Manajt. Reja vazhdon t’i besojë sulmuesit të Barcelonës B me shpresën se do të zhbllokohet. Balaj u ul në stol, pavarësisht se shënoi ndaj Kosovës.

SHQIPËRIA (3-5-2): Berisha; Veseli, Ismajli, Djimsiti; Hysaj, Abrashi, Kallaku, Memushaj, Uzuni; Cikalleshi, Manaj.
KAZAKISTANI (4-4-2): Pokatilov, Alip, Kerimzhanov, Marockhin, Vorogovskiy; Suyumbayev, Abiken, Kuat, Beysebekov; Sochetkin, Aimbetov.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re