Trajneri i Shqipërisë Silvinjo, së bashku me kapitenin Berat Gjimshiti, kanë dalë në konferencë për shtyp, në prag të miqësores me Ukrainën.
Gjatë fjalës së tij, Gjimshiti u shpreh se, humbja me Poloninë prishi atë që Kombëtarja ka arritur vitet e fundit.
“Rrugëtimi ka qenë i mirë dhe pozitiv. Jeta është e shpejtë dhe mendohet vetëm ajo që ndodhi. Humbja me Poloninë e prish bukurinë, për atë që kemi bërë në kohët e fundit. Në këto momente është negativiteti në kokë, por duhet të mendojmë me pozitivitet për të ardhmen“, tha ndër të tjera kapiteni kuqezi.
Sa i përket rivalit të nesërm, Ukrainës, Gjimshiti tha:
Kemi luajtur kundër Ukrainës më parë. Besoj se Ukraina është një skuadër shumë e fortë, për sa kohë është në këto nivele, si ne, Polonia dhe Suedia. Duhet vlerësuar ekipi kundërshtar. Gjendja e ekipit, sigurisht jemi të mërzitur, sa më shumë kohë kalon, por duhet ta kthejmë dhimbjen në forcë dhe t’i marrim diçka pozitive.
Kemi kaluar disa vite me Malinovskyin te Atalanta. Vlerësimi është shumë i madh. Edhe te Ukraina është një lojtar kyç. Gjëja më e fortë që ka Malinovskyi është goditja nga distanca. Nuk duhet ta lëmë t’i afrohet portës dhe të tentojë të gjuajë”.
Ndeshja Ukrainë-Shqipëri, do të luhet të martën e 31 marsit në orën 20:45.



