Kombëtarja kuqezi është rikthyer në Shqipëri. Pas fitores historike në Andorra, lojtarët kuqezi së bashku me stafin teknik dhe atë drejtues, kanë mbërritur në orët e mbrëmjes në aeroportin e Rinasit.
LEXO EDHE: (GOLI) Ne bëjmë detyrën, Anglia na bën “dhuratë”/ Shqipëria në Play Off-in e Botërorit
Shqipëria do të vazhdojë përgatitjet në Tiranë, për duelin e fundit të kualifikueseve të Botërorit, ndaj Anglisë.
Kombëtarja kuqezi siguroi vendin e dytë, duke u kualifikuar në “play off”, për herë të parë në histori, pas fitores ndaj Andorrës, të enjten në mbrëmje.
Paraditen e së premtes, lojtarët zhvilluan një seancë stërvitore në Andorra, në stadiumin ku u luajt ndeshja.
Stërvitja u nda në dy grupe, ku lojtarët titullarë bënë ushtrime në palestër dhe rikuperim, ndërsa lojtarët e stolit dhe të aktivizuarit në pjesën e dytë realizuan një seancë të plotë me stafin teknik.
Ditën e shtunë, ekipi do të zhvillojë stërvitjen zyrtare në “Air Albania”, në orën 18:00, ndërsa më herët, në orën 17:00, trajneri Silvinjo dhe një lojtar do të dalin para mediave në konferencën për shtyp të ndeshjes ndaj Anglisë.
Shqipëri-Angli luhet të dielën duke nisur nga ora 18:00.
