Kombëtarja Shqipëtare vijon me përgatitjet që prej ditës së dielë në Durrës në kuadër të dy sfidave të fundit ndaj Izraelit dhe Islandës të vlefshme për  Ligën e Kombeve. Me ekipin janë bashkuar tashmë të gjithë lojtarët

 

Sulmuesi Cikalleshi u shpreh se kombëtarja do të japë maksimumin në transfertën me Izraelin.

 

SOKOL CIKALLESHI

SULMUES I KOMBETARES

 

Kemi parë këto ditë gabimet që kemi bërë në ndeshjen e parë me video dhe do mundohemi që ato gabime mos ti përsërisim më dhe të marrim rezultatin pozitiv që na çon drejt objektivit që duam.

 

Ndërsa mbrojtësi Federik Veseli theksoi dy mungesat e rëndësishme të kombëtares si Gjimshiti dhe Kumbulla. Ai komentoi  edhe ardhjen e gjeneratës së re në kombëtare .

 

FEDERIK VESELI

MBROJTES I KOMBETARES

 

Kemi mungesa të rëndësishme por ne duhet të punojmë fortë në grup dhe mendoj se do bëjmë një lojë të mirë. Përsa i përket gjeneratës së re, janë të rinjë që vinë nga ekipet e tyre dhe po rriten. Mendoj se ekipi kombëtar po rritet.

Kuqezinjtë do të vazhdojnë me seancat stërvitore dhe më datë 24 shtator do të përballen në transfertë me Izraelin ,e me 27 në stadiumin Air Albania me Islandën.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re