Presidenti sllovak, Peter Pellegrini, në një konferencë të përbashkët për mediat me Presidentin Bajram Begaj në Tiranë, theksoi se Sllovakia ka një qëndrim të vendosur në lidhje me mosnjohjen e Kosovës, një pozicion që është i mbështetur sipas tij,  në rregullat e diplomacisë sllovake.

Ai theksoi gjithashtu se ky qëndrim nuk ka të bëjë me popullin shqiptar apo me qëndrimin ndaj kombit shqiptar, të cilin e konsideron një mik të ngushtë.

“Për ne, kombi shqiptar është një komb mik, dhe ky qëndrim nuk ka lidhje me një pozicion negativ ndaj Kosovës”, tha ai.

Peter Pellegrini: Nuk do i shmangëm pyetjeve për Kosovën, ne i kemi diskutuar këto me Presidentin Begaj, unë kam përfaqësuar pozicionin e Sllovakisë për këtë në përgjithësi të vendeve që nuk e kanë njohur Kosovën. Kjo është në bazë të një vendimi, nuk ka të bëjë fare me popullin e Shqipërisë, me kombin shqiptar, për ne kombi shqiptar është  një komb mik, dhe kjo nuk ka të bëjë fare me qëndrimin tonë negativ kundrejt Kosovës.

Kjo është e bazuar në rregullat e diplomacisë tonë për momentin, por unë e informova presidentin për dialogun e artë ndemjet Serbisë dhe Kosovës, për çështjet e sigurisë në rajon, që ka gjithashtu qeveria shqiptare një përfaqësues të posaçëm në lidhje me dialogun që mund të vazhdojë si dialog në të ardhmen. E di që është e nevojshme të vendosim ura.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko