Konsumimi i çajit të nxehtë lidhet me një faktor risku për të patur kancer të ezofagut tek ata persona që pinë alkool dhe cigare njëkohësisht. Zbulimi u krye mbi 450 000 pjesëmarrës. Kanceri i ezofagut po rritet gjithnjë e më shumë dhe ka një indeks mbijetese të ulët sidomos në rajone më pak të zhvilluara dhe prek kryesisht meshkujt. Kina është ndër vendet me incidencën më të lartë të prekshmërisë nga ky kancer. Konsumatorët e çajit, sidomos meshkujt kinezë, janë më të prirur për të pirë duhan dhe alkool. Duhanpirja dhe konsumimi i alkoolit ashtu si dhe përbërësit kimikë dhe efektet termike të çajit të nxehtë ndërlikojnë lidhjen mes këtij konsumimi dhe riskut për kancer. Shkencëtarët nga fondacioni kombëtar i shkencave natyrore kineze realizuan një studim mbi pjesëmarrësit duke përjashtuar ata që ishin diagnostikuar më parë me kancer si dhe ata që e kishin reduktuar konsumimin e çajit, të alkoolit ose duhanit. Objektivi ishte përcaktimi i konsumimit të çajit në temperatura të larta për një ndikim më të madh në kancerin e ezofagut. Rezultatet treguan se ekziston një lidhje sinergjie mes nxehtësisë dhe konsumimit të tepërt të alkoolit apo edhe me duhanpirjen dhe me riskun e kancerit të ezofagut. Pjesëmarrësit që pinin çaj të nxehtë, konsumonin alkool dhe duhan kishin një risk 5 herë më të madh për kancer ezofagu se ata që nuk i kishin të tre këto zakone. Sipas autorëve, ky zbulim sugjeron që moskonsumimi i çajit të nxehtë mund të jetë i dobishëm për personat që pinë alkool dhe duhan.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re