Mjalti dhe qumështi kanë veti mjaft të shëndetshme për organizmin e njeriut. Prej vitesh, mjalti është përdorur si ilaç natyral për shumë sëmundje për shkak të efekteve që ka në përbërje. Qumështi nga ana tjetër është burimi më i mirë i kalciumit.

Kombinimi qumësht dhe mjaltë çdo ditë esëll ka benefite të shumta sepse:

Përmirëson tretjen: Një gotë qumësht i ngrohtë me 2 lugë mjaltë do të ndihmojnë tek kapsllëku, fryrja dhe sëmundjet e zorrëve.

Përmirëson shëndetin e lëkurës: përveç se mund ta pini çdo mëngjes qumështin me mjaltë, mund ta përdorni edhe si maskë për fytyrën. Me anë të pambukëve mund ta vendosni në zonat më problematike të lëkurës.

Parandalon sëmundjet respiratore: Qumështi i ngrohtë është ilaç i shkëlqyeshëm për ftohjen dhe kollin, sikurse edhe mjalti. Nëse i bashkojmë veçoritë e tyre, do të fitojmë ilaç të shkëlqyeshëm.

Ngadalëson plakjen: Hulumtimet kanë treguar që qumështi dhe mjalti veprojnë në tërë trupin, dhe jo vetëm në lëkurë.

Veti antibakteriale, anfifungale dhe antioksidante: Ju ndihmon të parandalojë infeksionet dhe bakteret e këqija në trup.

Trajton problemet e frymëmarrjes: Ky kombinim bën mrekulli edhe në rrugët e frymëmarrjes. Redukton kollën dhe acarimin e fytit. Vetitë anti-inflamatore dhe antimikrobike të kësaj pije ndihmojnë në luftimin e sëmundjeve si astma.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re