Skip to content

Komentet e një imami mbi fotografinë që bëri xhiron e botës

Imami i njohur Omar Suleiman, një studiues amerikan mysliman dhe aktivist teologjik i të drejtave të njeriut, ndau një foto në mediat e tij sociale që u bë virale brenda një kohe të shkurtër.

Në fakt, pas sulmeve të reja izraelite ndaj civilëve, ai ndau një foto të Gazës nga ajri që tregon më së miri shkatërrimin dhe shkretimin që mbetet nga ky vend.

Gjithashtu, gazetarë të shumtë të huaj që udhëtuan së fundmi në këtë pjesë të botës dëshmuan se ushtria izraelite ua ndaloi shprehimisht të gjithëve të bënin fotografi ajrore, pra nga aeroplani.

“Izraeli nuk do që ta shihni këtë foto. Ata u thanë vendeve që hedhin ndihma nga aeroplanët të mos filmojnë ose të mos bëjnë fotografi. Kjo është Gaza tani,” shkroi Omar pranë fotos, duke e përshkruar atë si “bombardim preciz”, “sulme të synuara”.

Ai shtoi se palestinezët kanë thënë për vite me radhë se janë viktima të spastrimit etnik.

“A e shihni tani?” shkroi Suleiman. /tesheshi.com/