Deputetet demokrate do te kerkojne ngritjen e nje komisioni hetimor per zgjedhjet lokale te 14 majit.

 

Lideri i opozites Sali Berisha deklaroi gjate mbledhjes se grupit parlamentar se beteja per standartin e procesit elektoral do te zhvendoset ne sallen e parlamentit.

 

SALI BERISHA

 

“Ky komision, ka një detyrë shumë të rëndësishme. Ne do bëjmë gjithçka për t’i treguar shqiptarëve dhe botës të vërtetën e kësaj farse zgjedhore.”

 

Berisha ka akuzuar ministrat e kabinetit Rama per presion mbi votuesit.

 

“Belinda Balluku ka terrorizuar zonën. Në takimet e saj, delinkuentët ishin më të shpeshtit.Ulsi Manja është një kriminel i pakorrigjueshëm elektoral. Ai ka përdorur administratën e burgut për të terrorizuar të burgosur. “

 

Ndersa ne raport me projektligjin per rritjen e pagave qe diskutohet neser ne parlament, Berisha deklaroi se opozita do te kerkoje vendosjen e minimumit jetik.

 

“Minimumi nënkupton që nuk ka shqiptar që nuk do ketë të paktën 200 euro për pagën e tij.Ndaj ne do bëjmë në parlament një betejë të fuqishme për të mos filluar nga rritja e rrogave për deputetët dhe ministrat, por duke filluar me minimumin jetik.”

 

 

Sipas Berishes vendosja e minimumit jetik eshte emergjent per Shqiperine.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re