Skip to content

Komisionerët për të drejtat e njeriut të Rusisë dhe Ukrainës planifikojnë të takohen në Turqi

Komisionerët e Rusisë dhe Ukrainës për të drejtat e njeriut planifikojnë të takohen në Turqi nga 12 deri më 14 janar.

Tatiana Moskalkova, Komisionerja ruse për të Drejtat e Njeriut, konfirmoi para gazetarëve në Moskë se do të vizitojë Turqinë.

Ajo theksoi se në forumin në Turqi do të marrin pjesë një numër i madh ekspertësh nga shumë vende, duke shtuar se planifikon gjithashtu një takim edhe me palën ukrainase.

“Ne jemi duke shqyrtuar perspektivat e një takimi, si dhe agjendën potenciale primare të bisedimeve tona”, tha Moskalkova.

Dmytro Lubinets, komisioneri i parlamentit ukrainas për të drejtat e njeriut, njoftoi gjithashtu se është planifikuar një takim me palën ruse në Turqi.

Burimi: AA