Bashkimi Evropian do të jetë në gjendje të përmbahet në afatet e tij të përcaktuara për programin e vaksinimit këtë tremujor pavarësisht, dërgesave të vonuara të vaksinës AstraZeneca, pasi Pfizer prodhon më shpejt se sa ishte planifikuar, tha dje Komisioneri i Industrisë i BE, Thierry Breton.

AstraZeneca njoftoi të premten se do të përpiqet të dorëzojë 30 milion doza të vaksinës në BE deri në fund të marsit, më pak se 90 milion doza të rëna dakord në kontratë dhe 40 milion doza të premtuara një muaj më parë.

Breton i tha Radio France France 1 se vonesa ishte e papranueshme, por se nuk kishte plane për të ngritur një padi kundër kompanisë farmaceutike anglo-suedeze.

“Lajmi i mirë është se megjithë vonesat në AstraZeneca, nuk do të ketë vonesa në programin tonë të vaksinimit në tremujorin e parë,” tha Breton.

“Pfizer prodhon shumë, shumë më tepër sesa kishte planifikuar, kështu që do të na furnizojë me sasi më të mëdha,” shtoi ai.

Udhëheqësit e BE janë kritikuar për vaksinimin e ngadaltë krahasuar me vendet si Britania e Madhe ose Shtetet e Bashkuara.

Breton tha se AstraZeneca ka një problem me testimin e vaksinave, e cila është një shenjë e një problemi logjistik, kështu që ai i bëri thirrje bordit mbikëqyrës të kompanisë të bëjë diçka.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re