Komisioneri i ri për Zgjerimin, Oliver Varhelyi tha të mërkurën se iniciativa për krijimin e një “mini Schengen”-i midis vendeve të Ballkanit Perëndimor është e mirëseardhur, me kusht që të gjithë në rajon të mund të bashkohen me të.

“Unë e mirëpres iniciativën, por siguroj që kushdo që interesohet për rajonin mund të përfshihet në çdo kohë”, tha ai.

Komisioneri për Zgjerimin në debatin para Komitetit të Punëve të Jashtme të Parlamentit Evropian tha se “çdo bashkëpunim rajonal” midis vendeve të Ballkanit Perëndimor ishte “i mirëpritur” para se të hyej në BE.

Ai tha se “mini Schengen”-i do të ndihmojë për të kapërcyer kufijtë, për të ndihmuar tregtinë dhe kontaktet midis njerëzve në Ballkanin Perëndimor.

“Unë e mirëpres idenë e ‘mini Schengen”, por vendos edhe një kusht: ta bëjë atë të arritshëm për të gjithë në Ballkanin Perëndimor”, tha Varhelyi.

“Mini Schengeni” është ide e promovuar nga tre krerët rajonalë, Rama, Vuçiç dhe Zaev. Ata thonë se projekti ka ambicie të fuqëishme për zhvillim ekonomik e stabilitet, pasi përfshin lëvizjen e lirë të njerëzve dhe mallrave.

Por ideja është kundërshtuar drejtpërdrejt nga autoritetet e Kosovës deri më tani, ndërsa ende pa një qëndrim përfundimtar janë Bosnja dhe Mali i Zi.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re