Komisioneri për Zgjerimin, Oliver Varhelyi, postoi një mesazh online, ku theksoi se ka pasur një diskutim me kreun e opozitës, Lulzim Basha. Në qendër të diskutimit ka qenë Reforma Zgjedhore, që mbetet një kusht themelor për përparimin e vendit drejt BE, dhe që pritet të përmbyllet brenda 31 Majit.
“Fola me Lulzim Bashën sot, duke mirëpritur rifillimin e punës ndërpartiake për Reformën Zgjedhore në Këshillin Politik”. “Është thelbësore për Shqipërinë në rrugën e saj drejt BE që kjo reformë e rëndësishme të përmbyllet pa vonesa të mëtejshme, në përputhje me konkluzionet e marsit të Këshillit Europian”, thuhet në mesazh. Vijon….

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re