Skip to content

Komisioneri Publik ankimoi vendimin e KPK për Alfred Ballën, reagon kreu i KLP: Procedurë e mbajtur pezull, duhej pushuar para 5 vitesh

20230607 190624 070623 5 021 1 V0CBdOD





Komisoneri publik vendosi të ankimojë vendimin e KPK, për ndërprerjen e procesit të Vetting-ut pa vendim përfundimtar për kreun ne këshillit të lartë të prokurorisë Alfred Balla, ku ky i fundit përmes një reagimi zyrtar sqaron se ai është shkëputur prej 6 vitesh nga Gjykata e Lartë.

BALLA NE KOMISIONIN E LIGJEVE - Kryetari i Keshillit te Larte te Prokurorise, Alfred Balla duke folur gjate nje seance te komisionit parlamentar per Ceshtjet Ligjore, Administraten Publike dhe te Drejtat e Njeriut ku raportoi ne lidhje me aktivitetin e institucionit qe drejton per vitin 2022./r/n/r/nBALLA IN THE COMMITTEE OF LAWS - The President of the High Council of Prosecution, Alfred Balla speaking during a session of the parliamentary committee for Legal Affairs, Public Administration and Human Rights where he reported on the activity of the institution he leads for 2022.

Balla thekson se vendimmarrja e sotme edhe pse e vonuar, është e drejtë pasi ka qenë procedurë e mbajtur pezull që duhej duhej pushuar para 5 vitesh.

“Ju sqaroj shkurt në lidhje me ankimin që ka ushtruar Komisioneri Publik F.Ballhysa ndaj vendimit të KPK-së dhënë para disa ditësh për mua.

Ajo ka qenë një procedurë e mbetur “pending” në zyrat e vetingut dhe duhej pushuar që para 5 vitesh kur ju drejtova me shkresë KPK-së. Unë jam shkëputur përpara 6 vitesh nga Gjykata e Lartë që kur isha Këshilltar Ligjor dhe u lirova nga detyra pasi përfundoj mandati i gjyqtarit me të cilin punoja. Pra sduhet formim juridik të kuptosh që me largimin tim ligjor dhe jo dorëheqje nga Gjykata e Lartë, procedura e vetingut si këshilltar, duhej të pushohej pa një vendim përfundimtar pasi ska më objekt shqyrtimi dhe unë nuk gëzoj statusin e këshilltarit.

Kur kam filluar në KLP si i zgjedhur nga Kuvendi, si përfaqësues i shoqërisë civile, kisha 15 muaj që isha shkëputur nga puna. Vendimmarrja e KPK-së edhe pse e vonuar është e drejtë. Ankimi i ushtruar nga Komisioneri më habiti pasi praktikat e tij me mosankim në raste analoge si psh M.Xhaferllari, D.Gjunkshi, etj., nuk lënë vend për të ushtruar ankim”, thekson Balla.

“”