Do të zhvillohet sot seanca për Alfred Balla për gjykimin e ankimimit të Komisionerit Publik kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që ndërpreu vettingun për kreun e Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

Afred Balla doli para vetting-ut për shkak të detyrës si këshilltar ligjor në Gjykatën e Lartë para 2017, por vleresimi i tij u ndërpre nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit në 2023 me arsyetimin se ai nuk ka status magjistrati.

Njoftimi: 

Ditën e hënë, më datë 29.04.2024, ora 10:00, do të gjykohet në seancë publike çështja (JR) nr. 30/2023, datë 14.07.2023, që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 675, datë 16.06.2023, që lidhet me subjektin e rivlerësimit Alfred Balla.

Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga:

Kryesuese: Ina Rama; Relatore: Albana Shtylla; Anëtarë: Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re