Komisioneri Publik ankimon vendimin e KPK, që konfirmoi në detyrë prokurorin në Prokurorinë e Gjykatës së Shkallës Parë për Krime të Rënda, Tiranë Besnik Muçi.
Sipas Komisionerit Publik, subjekti i rivlerësimit dhe personat e lidhur me të nuk e justifikojnë pasurinë.
“Subjekti i rivlerësimit nuk justifikon burimet financiare të shpenzimeve dhe kursimeve për vitet: 2003, 2004 dhe 2005, si dhe gjendet në kushtet e mosdeklarimit të pasurisë dhe deklarimit të pamjaftueshëm të saj, referuar nenit D, pika 1 dhe 5, të aneksit të Kushtetutës dhe nenit 61/3, të ligjit nr. 84/2016”.
Ky institucion kërkon nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit që, në përfundim të gjykimit të çështjes në seancë publike, të vendosë ndryshimin e vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe të shkarkojë nga detyra subjektin e rivlerësimit, Besnik Muçi.
