Komisioneri Publik  ka vendosur që të mos e ankimojë vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për Olsian Çelën, i cili është kandidat për Prokuror të Përgjithshëm.

 

Këshilli i Lartë i Prokurorisë të hënën ka shtyrë mbledhjen për të miratuar listën e kandidatëve për kryeprokuror. Shkak u bë Olsian Çela pasi kaloi Vettingun, por Komisioneri Publik nuk e kishte apeluar dhe afati i fundit për ta bërë këtë ishte dita e hënë.

 

Ndërkohë këtë të mërkurë pritet që të miratohen kandidatët që plotësojnë kushtet ligjore për të vazhduar më tej garën. Më pas do bëhet pikëzimi i kandidatëve dhe tre prej tyre do renditen sipas këtij vlerësimi, e do t’i dërgohen kuvendit për votim.

 

Përveç Olsian Çelës, janë edhe tre kandidatë që kanë shprehur interes për këtë post, Arta Marku, Fatjona Memçaj dhe Lulzim Alushaj.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re