Skip to content

Komisioneri Varhelyi: Marrëvreshja është arritje e madhe! Shqipëria bëri hap në rrugën europiane

20191114PHT66502 original

Komisioneri për Zgjerimin, Oliver Varhelyi ka reaguar pas arritjes së marrëveshjes mes palëve politike për Reformën Zgjedhore duke theksuar se është një hap i rëndësishëm për në rrugën europiane të Shqipërisë.

Në një postim në Twitter, komisioneri shkroi: “Marrëveshja e sotme politike për Reformën Zgjedhore në Shqipëri është një arritje e madhe. Uroj ngrohtësisht të gjitha palët që përmes procesit gjithëpërfshirës arritën në këtë pikë. Reforma do të forcojë procesin zgjedhor, në përputhje me rekomandimet e ODIHR, në dobi të të gjithëve. Shqipëria bëri një hap të rëndësishëm përpara në rrugën e saj evropiane sot”.