Komisionerja për punët e brendshme dhe migracionin, Ylva Johansson do të vizitojë të enjten Shqipërinë dhe Bonje Herzegovinën për të diskutuar rreth bashkëpunimin me të dy vendet për çështjen e migracionit mes dy vendeve.

Zëdhënësi i komisioneres, Adalbert Jahnz në një konferencë për mediat është shprehur se komisionerja do të takohet me Presidentin Ilir Meta, kryeministrin Edi Rama, ministrin e Brendshëm Bledi Çuçi dhe liderin e opozitës Lulzim Basha.

Jahnz gjithashtu bëri me dije se komisionerja Johansson do të zhvillojë dhe një konferencë për shtyp me kryeministrin Edi Rama të shtunën në mëngjes.

Ndërsa në Bosnjë, komisionerja do të takojë autoritetet lokale dhe do të vizitojë kampin Ipas së bashku me përfaqësues të ministrisë.

(R.G/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re