Komisionerja për Zgjerimin, Marta Kos, ka folur për procesin e anëtarësimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE.
Gjatë fjalës së saj në Konferencën për Qendrën për Studime Evropiane të mbajtur më 30 maj në Bruksel ajo u ndal te Shqipëria dhe progresi që po bën vendi ynë për anëtarësimin në BE deri në vitin 2030.
Ajo shprehu besimin se Shqipëria do të jetë anëtare me të drejta të plota në BE deri në vitin 2030.
“Ne kemi një mundësi reale për të pranuar një ose më shumë vende kandidate me të drejta të plota si shtete anëtare të BE-së brenda vitit 2029. Në Shqipëri, ne kemi hapur tashmë 24 kapituj negociatash.Vetëm në dy muajt e fundit kemi hapur grupkapitullin e dytë dhe të tretë. Ky vend kandidat e ka kuptuar vrullin e ri për zgjerim duke ndërmarrë reforma më të shpejta se më parë”, shtoi ajo. Ne duam që vendet kandidate të jenë pjesë e sistemit tonë të përbashkët të sigurisë.
Shteti i së drejtës është i panegociueshëm. Brenda mandatit tim si komisionere për Zgjerimin do të kemi anëtarësime të reja të vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE. Me kryeministrin Edi Rama kemi një marrëveshje.
Unë gjithmonë kam këmbëngulur që ky proces të bazohet në meritë, ne kemi rënë dakord për të realizuar më në fund atë “martesë” të Shqipërisë me Evropën”, tha Kos.