Kryetari i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, pak pas përfundimit të Konferencës së Kryetarëve, është ndalur në një prononcim për mediat.

Gjatë fjalës së tij Balla deklaroi se do të vijojë diskutimi në tryezë me opozitën sa i takon kërkesës për ngritjen e disa komisioneve hetimore. Mes të tjerash ai theksoi se ka kërkuar që në emër të grupit që përfaqëson, të ulet numri i deputetëve në komisionet hetimore.

Ndër të tjera Balla tha se deputetët që marrin pjesë në komisione do të duhet të jenë të vaksinuar, ose të paraqesin test negativ, jo më vonë se 48 orë.

Fjala e plotë e Taulant Ballës:

Komunikimi me gazetarët i Kryetarit të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla pas përfundimit të Konferencës së Kryetarëve:
Pyetje: Çfarë rezervash keni ju që nuk vendosët që sot konsensusin tuaj për ngritjen e Komisioneve Hetimore të opozitës?

“Komisionet Hetimore parlamentare janë instrument në duart e Kuvendit dhe natyrshëm edhe të opozitës për të hetuar çështje që pikësëpari kanë një interes publik, por natyrshëm objekti i hetimit dhe puna e këtyre komisioneve rregullohet nga një ligj i posaçëm.

Parashikimet në Kushtetutë janë rregulluar dhe vendosur në një kornizë nga një vendim i Gjykatën Kushtetuese, i cili ka parashikuar që në njërën krah është e drejta për ngritja e komisioneve dhe në anën tjetër nevoja e parashtrimit të hetimit. Kërkesat u depozituan në fund të javës që shkoi, ato kanë hyrë në diskutimin e Konferencës së Kryetarëve.

Ne do të fillojmë një proces diskutimi me opozitës parlamentare për objektin e këtyre komisioneve për të arritur një konsensus për atë që është propozuar. Unë kam propozuar që dhe numri i anëtarëve të këtyre komisioneve mos të jetë kaq i madh.

Mund t’ju them që sa më i vogël të jetë numri i komisionerëve aq më punë efektive bëhet. Ndërkohë duhet domosdoshmërisht që ti lemë hapsirë edhe deputetëve që nuk bëjnë pjesë në Grupe Parlamentare. Ëshët amrë në shqyrtim një kërkesë nga deputeti Petrit Vasili për të qenë në Komisionin e propozuar për të hetuar zgjedhjet e 25 prillit, por natyrshëm që deputetët që nuk janë pjesë e grupeve parlamentare të jenë pjesë edhe e komisioneve të tjera të cilat kanë një interes.

Në këtë aspekt, mendoj se ne kemi arritur që me konsensus sot që ta fusim diskutimet për komisionet në rrugën e duhur. Ndërkohë që po ashtu, gjej rastin t’i falënderoj deputetët e opozitës që ranë dakord dhe për projektvendimin e iniciuara prej meje si Kryetar i Grupit Parlamentarë të Partisë Socialiste për mënyrën e zhvillimit të mbledhjeve të komisioneve, duke vendosur edhe Kuvendin në të njënjtën linjë me Universitetet, shkollat.

Në këtë aspekt pjesëmarrja në komisione do të jetë fizike, por me kushtin që çdo deputetët ose të paraqesë certifikatën e vaksinimit apo një test negativ jo më vonë se 48 orë. Tashmë jemi në kushtet e një vijueshmërinë normale të jetës parlamentare.

Pyetje: A kanë nisur nëgociatat për të arritur konsensus për ndryshimet Kushtetuese për Vettingun me opozitën?

Unë dua që të fillojmë diskutimet që sot. Duhet t’i kishim nisur që dje. Me dëshirën e mirë që kjo çështje mos të jetë pjesë e një pakete, por urgjenca që kemi për këtë duhet të na çojë te depozitimi sa më herët.

Ekspertë tanët të PS, po punojnë për hartim, pasi bëhet fjalë për një ndryshim të një fjalie të vetme, që i ‘hap’ çelësat në Kushtetutë, në mënyrë që procesi i Vettingut nga qershori i 2022 të shtyhet qershor të 2024 pra me një mandat shtesë 2 vjeçar.

Edhe grupi i PD dhe grupet e tjera të opozitës shpresoj që ta mbështesin këtë propozim. Ju e dini se kjo kërkon minimalisht një kohë 45 ditore. Une dua, dhe flas në emër të grupit të PS, që këto ndryshime të kenë ndodhur deri në Krishtlindjet e këtij viti.

Faleminderit

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re