Vendimi i opozitës për të penguar normalitetin e punës në kuvendin e Shqipërisë ka detyruar këtë të fundit që ti zhvillojë mbledhjet online.

 

Komisioni i ligjeve tentoi të zhvillojë mbledhje në sallë, por nuk ia arriti qëllimit, pasi deputetët e opozitës e penguan zhvillimin e saj. Mbledhja zgjati vetëm pesë minuta dhe më pas u mbyll, për tu zhvilluar më vonë online.

 

Deputet e opozitës në komisionin e ekonomisë thanë se mazhoranca po shkel rregulloren, pasi nuk kemi të bëjmë me situatë të jashtëzakonshme,  që të detyrojë  zhvillimin e mbledhjeve në këtë mënyrë.

 

1-Ne po na shqetëson mbledhja online. Ne jemi të gjithë në kryesinë e kuvendin pse të mos e zhvillojmë mbledhjen fizikisht.  Nuk ka asgjë të jashtëzakonshme për të marrë vendime të tilla. Mos na hiqni të drejtën e protestës dhe të fjalës-tha Serina Koti deputet e PD.

 

2-Në se do të silleni normal atëherë do të bëjmë dhe mbledhje normale-iu përgjigj Eduart Shalsi

 

Pavarësisht kërkesës së opozitës, komisioni i ekonomisë e zhvilloi mbledhjen online dhe miratoi paketën fiskale për vitin 2024, paketë që parashikon disa ndryshime taksash dhe tatimesh.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re