Në nisje të sesionit të ri parlamentar, tensionet mes mazhorancës dhe opozitës kanë ardhur në rritje, me këtë të fundit që vijon të këmbëngulë për shkarkimin e kryeparlamentarit Niko Peleshi dhe për përfshirjen më të madhe në komisionet parlamentare.

Eksperti Artur Nura, i ftuar në emisionin “News Line” në ABC News, vlerësoi se opozita ka nevojë urgjente për një ndryshim strategjie, duke theksuar se mënyra aktuale e veprimit nuk po jep rezultat dhe nuk ofron shembullin e duhur në Kuvend.

“Opozita duhet që të ndryshojë strategji. Shumë zhurmë për të mos bërë asgjë. Opozita duhet që të dialogojë për komisionet. Shembulli që po ofron opozita në Kuvend, nuk është i duhuri.

Toleranca i takon opozitës. Me seancën e parë unë kuptova që mesazhi i Ramës ishte i qartë. Rama dëshiron që të dalë nga opozita, pasi të ketë futur Shqipërinë në Bashkimin Europian”, tha Nura.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re