Deri në vitin 2025 komisionet zgjedhore do të kontrollohen nga partitë politike.

Kjo formulë siguroi marrëveshjen mes opozitës dhe mazhorancës për reformën zgjedhore pas një jave të gjatë negociatash.

Marrëveshja u nënshkrua nga 4 anëtarët e këshillit politik demokrati Oerd Bylykbashi, i LSI Petrit Vasili, socialisti Damian Gjiknuri e deputetja Rudina Hajdari në një mbledhje ku morën pjesë ambasadorët, të cilët udhëhoqën negociatat këto ditë.

Marrëveshja parashikon zbatimin e identifikimit biometrik të zgjedhësve në të gjithë vendin siç e kërkonte opozita, por në marrëveshje sanksionohet edhe tërheqja e PD nga qeveria kujdestare, pasi specifikohet se miratimi i reformës nuk do të kushtëzohet nga kjo kërkesë. Ndërkaq palët kanë rënë dakord që pas dy proceseve zgjedhore do të depolitizojnë komisionet

Në marrëveshje është specifikuar se nuk ka dakortësi për ndryshimin e sistemit zgjedhore. KQZ e re do të ndahet në mënyrë proporcionale mes mazhorancës dhe opozitës

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re