Helidon Bushati ka qenë një prej deputetëve më të ashpër ndaj kryedemokratit Lulzim Basha në mbledhjen e grupit parlamentar të PD.

Gjithashtu i ashpër ndaj kryedemorkatit është treguar edhe Agron Gjekmarkaj i cili dha dorëhqejen nga pozicioni i nënkryetarit të PD dhe kërkoi më tej që të krijohej një komision për ta çuar PD-në në zgjedhje për kreun e partisë.

Basha nga ana tjetër vazhdoi të këmbëngulë se ekzistonte mundësia e riorganizimit ose mundësia që PD t’i dorëzohej ish kryeministrit Sali Berisha, i cili sipas Bashës, po e përdor partinë për t’u mbrojtur nga non-grata.

Disa prej kërkesave të Bushatit: Duhet te ikesh, duhet te hapet gara ne PD. Berisha e ka mbyll duhet te zgjedhin demokratet cili na bashkon. Duhet te jemi pertej egos, e shkaterruat PD ju dhe Berisha. Duhet te ikesh, ne duhet të kemi një kongres pajtimi.

Gjekmarkaj: Komisioni duhet ta çojë PD-në në zgjedhje.

Basha: Dy rrugë ka. Ose rrimë bashkë e bëjmë riorganizim ose ja dorëzojmë Sali Berishës. Synimi Berishës ta marrë PD për tu mbrojtur nga non grata.

Gjekmarkaj: Unë jap dorëheqjen nga posti i nënkryetarit, dua të mbetem deputet i thjeshtë.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re