Skip to content

Komisioni Europian: Çmimi i vaksinës, i panevojshëm për publikun

Komisioni Evropian nuk mund të zbulojë çmimin me të cilin sigurohen vaksinat e mundshme kundër sëmundjes COVID-19, sepse është një parim që zbatohet për negociatat tregtare dhe mbron procesin e prokurimit të tenderit.

“Çmimi i vaksinës është pjesë e kontratave të nënshkruara midis KE dhe kompanive, por ky informacion nuk k apse bëhet publik,” thotë zëdhënësi i KE, Eric Mamer.

Ai shpjegon se, ndërsa bisedimet mbi kontratat tregtare janë duke u zhvilluar, me disa kompani, informacioni është konfidencial në mënyrë që të mos ndikojë në rezultatin e negociatave.

Shtohet se konfidencialiteti i dokumenteve të tilla është një “procedurë standarde” e zbatuar nga kompanitë farmaceutike kur nënshkruajnë kontrata me të gjitha vendet.

“Nuk janë vetëm interesa kontraktuale-tregtare, por duhet të jemi të kujdesshëm që të mos lejojmë që kompanitë të zgjedhin të tjera gjatë negociatave,” thotë Komisionerja Evropiane e Shëndetësisë, Stella Kyriakides.

Komisioni Evropian deri më tani ka miratuar katër kontrata për furnizimin e vaksinave.

Përveç kontratës së miratuar me Pfizer, KE ka nënshkruar deri më tani kontrata të prokurimit të vaksinave me kompanitë farmaceutike AstraZeneca, Sanofi dhe Johnson & Johnson.

Komisioni shton se, në përputhje me strategjinë e vaksinimit të Bashkimit Evropian, prokurimi i vaksinave përqendrohet te prodhuesit nga territori i Evropës.