Komisioni Evropian ka nënshkruar një kontratë të tretë për të blerë një vaksinë potenciale të koronavirusit, këtë herë me Johnson & Johnson.

“Marrëveshja do të lejojë vendet anëtare të Bashkimit Evropian të prokurojnë deri në 400 milion doza të vaksinave,” thotë KE.

Eshtë shtuar se BE tashmë ka nënshkruar kontrata mbi furnizimin e vaksinave me kompanitë farmaceutike AstraZeneca dhe Sanofi, ndërsa bisedimet paraprake me disa kompani të tjera kanë përfunduar.

Komisioni shton se qëllimi është të sigurohet një gamë e gjerë dhe e ndryshme e kandidatëve për vaksina.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re