Ministri Irlandez i Financave tha se kërkesa e Komisionit Evropian për grumbullimin e 13 miliard dollarëve taksa të papaguara nga Apple është një absurditet shprehej ai për gazetën gjermane Frankfuerter Allgemeine.
 
Komisioni Evropian urdhëroi Apple të ripaguante taksat Irlandës pasi arriti në konkluzionin e gjigandi Amerikane kishte paguar shuma minimale këtij vendi.
 
Gjatë intervistës, Paschal Donohoe tha se rregullorja e taksave kishte qenë në fuqi për të gjithë dhe jo vetëm për Apple. Ata nuk kanë shkelur ligjet Evropiane apo Irlandeze, vijoi ai.
 
Sipas Donohoe nuk është detyra e Dublinit zyrtar për të grumbulluar taksat e papaguara të Apple sipas Komisionit Evropian dhe kërkesa ishte e papranueshme, raporton PcWorld.al.
 
“Ne nuk jemi një grumbullues global taksash,” shprehej ai.
 
Donohoe gjithashtu u distancua nga qëndrimet e homologëve Francezë dhe Gjermanë për të bllokuar blerjen e kompanive Evropiane nga investitorë kinezë. Sipas tij kjo do të cënonte reputacionin e një shoqërie të hapur Evropiane

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re