Komisioni Evropian ka rinovuar listën e zezë me kompanitë ajrore të cilat janë të ndaluara të fluturojnë në hapësirën ajrore evropiane.

Ndër kompanitë e prekura nga ky vendim janë të gjitha linjat ajrore indoneziane që janë ndaluar për fluturime në Evropë që nga viti 2007, por që iu është dhënë së fundi “ok”-i.

Duke komentuar mbi këtë situatë, Violet Bulc, komisioneri evropian për Transportin tha: “unë ndihem i lumtur të njoftoj se pas shumë vitesh, të gjitha linjat ajrore indoneziane lejohen të fluturojnë në hapësirën ajrore evropiane”.

Listat formuohet sipas asaj nëse linjat ajrore përputhen me rregullat e sigurisë të BE.

Lista e re përmban 120 kompani ajrore nga 21 vende, ndërsa lista e mëparshme, e cila u publikua dhjetorin e kaluar, përbëhej nga 178 kompani.

Në listën e zezë janë kompanitë nga Bregu i Fildishtë, Republika Demokratike e Kongos, Xhibuti, Guinea ekuadoriale, Eritrea, Liberia, Libia, Sierra Leone dhe Gabono, si dhe kompanitë afgane dhe nepalese, si  dhe Irakian Airëays.

Ndërsa gjashtë kompani do të jetë në gjendje të fluturojnë vetëm me lloje të caktuara avionësh, ku veçohen disa kompani ajrore nga Gabon, nga Koreja e Veriut, Iran Air dhe Angola Airlines.

Lista e zezë e Komisionit Evropian kërkon që të rrisë standardet e sigurisë dhe për të nxitur linjat ajrore që t’i përputhin me të, nëse duan të hyjnë në tregun evropian.

 

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re