Presidentja e Komisionit Evropian (KE), Ursula von der Leyen i ka shprehur ngushëllime Turqisë pas sulmit me bombë në Istanbul.
Von der Leyen në mesazhin e saj përmes medias sociale tha: “Shpreh ngushëllimet e mia më të thella për Turqinë dhe popullin turk pas sulmit mizor që i shkaktoi jetën njerëzve dje në Istanbul”.

Ajo vuri në dukje se mendimet e saj janë me familjet e viktimave.

Komisionerja e Çështjeve të Brendshme të Bashkimit Evropian, Ylva Johansson tha se shpërthimi në rajonin Beyoğlu të Istanbulit është veprim shokues.

“Kjo do të forcojë edhe më shumë vendosmërinë e Turqisë dhe BE-së për të zhvilluar më shumë bashkëpunim në luftën kundër terrorizmit”, tha Johansson e cila shprehu ngushëllime për familjet e personave që humbën jetën në shpërthim.

Në shpërthimin që ndodhi dje në bulevardin “Istiklal” në Istanbul humbën jetën 6 persona ndërsa mbi 80 të tjerë u plagosën.

Ministri i Brendshëm Süleyman Soylu njoftoi arrestimin e personit që ka lënë bombën e cila ka shkaktuar shpërthimin.

Burimi: AA

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re