Komisioni Evropian miratoi të mërkurën aktivizimin e fondit shtesë prej 3 miliardë eurosh për ndihmën ndaj refugjatëve sirianë në Turqi.

Eurokomisari për Migracionin, Dimitris Avramopoulos, deklaroi nga Brukseli se Bashkimi Evropian, sipas premtimit të vitit të kaluar, nënshkroi marrëveshjen për realizimin e këstit të parë të ndihmës për refugjatët me vlerë 3 miliardë euro.

“KE-ja aktivizoi fondin shtesë për këstin tjetër prej 3 miliardë eurosh në ndihmë të refugjatëve sirianë në Turqi”, tha Avramopoulos.

“Bashkëpunimi mes BE-së dhe Turqisë është shumë i rëndësishëm për zgjidhjen e problemeve të përbashkëta. Marrëveshja për zgjidhjen e krizës së refugjateve dha rezultate pozitive”, tha ai.

Të paktën 3,5 milionë refugjatë janë strehuar në Turqi, ndërsa gjysma e tyre janë fëmijë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re