Ndërsa Rusia vazhdon luftën në Ukrainë, edhe Bashkimi Evropian ka vendosur ta sulmojë Moskën me embargon e plotë të naftës.

Sipas presidentes së Komisionit Evropian, blloku do të heqë dorë plotësisht nga të gjitha llojet e naftës ruse deri në fund të vitit.
“Ne do të heqim dorë nga të gjitha llojet e naftës ruse brenda gjashtë muajve. Kjo do të jetë ndalesë e plotë ndaj importit të naftës ruse, që vjen nga cisternat, tubacionet, nafta e papërpunuar dhe ajo e rafinuar”.
Propozimi duhet të votohet nga 27 vendet anëtarë në mënyrë që të hyjë në fuqi.

Sipas raportimeve të mëparshme, qeveria hungareze e kryeministrit të sapozgjedhur Viktor Orban, mund të vendosë veton ndaj ndalimit të naftës apo gazit rus nga Bashkimi Evropian.

Presidentja e KE-së, Ursula Von der Leyen e pranon se embargoja e naftës do të sjellë vështirësi për disa shtete të unionit, pasi shumë prej tyre janë të varur nga karburanti rus.
Ajo njoftoi gjithashtu për largimin e bankës më të madhe ruse Sberbank, nga sistemi ndërkombëtar i komunikimit financiar SËIFT.

Sipas drejtueses së KE-së, në ditët në vijim do të ketë sanksione ndaj zyrtarëve, ushtarakëve të përfshirë në mizoritë e ndodhura në Buça e Mariupoll.

Bashkimi Evropian po ashtu ka propozuar sanksione ndaj patriarkut të Moskës, Kirill i cili është kreu i Kishës Ortodokse ruse për shkak të lidhjeve të tij të ngushta me presidentin Putin.
Burimi: Ora News