Komisioni Evropian e konsideron referendumin katalanas të paligjshëm dhe kërkon që të hapet një dialog, shkruan Al Jazeera, .
Komisioni Evropian njoftoi sot se referendumi në Katalonjës nuk ishte ligjor dhe i bëri thirrje qeverisë spanjolle të hapë një dialog, duke vlerësuar se dhuna nuk mund të jetë një instrument politik.
‘Sipas kushtetutës spanjolle, votimi i djeshëm në Kataloni nuk ishte i ligjshëm’, tha zëdhënësja e Komisionit Evropian Margaritis Chinas në një konferencë të rregullt për shtyp.
Ai vuri në dukje se kjo është një çështje e brendshme për Spanjën, e cila duhet të trajtohet në përputhje me rendin kushtetues të Spanjës.
Schinas shtoi se është koha për unitet dhe dialog në Spanjë, jo për dhunë./

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re