Komisioni Evropian rekomandon hapjen e negociatave të pranimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Më datë 15 tetor, Këshilli i Ministrave do të diskutojë në Luksemburg në lidhje me zgjerimin dhe do të vendose në mënyrë unanime.

Por, pavarësisht se Komisioni Evropian është pro çeljes së negociatave, aktualisht Franca vazhdon të jetë kundër, por nëse deri më 15 tetor Parisi zyrtar ndryshon qëndrim, atëherë vendimi do të shtyhet për më datë 18 tetor.

Ambasada e Holandës në Tiranë thotë se vendet kandidate duhet të përmbushin kushtet strikte përpara se të bëjnë një hap tjetër në procesin e integrimit.

“Holanda ndjek në mënyrë kritike progresin ne te dyja vendet dhe është e mendimit se Këshilli duhet të vlerësojë secilin vend sipas meritave të veta”, thuhet në njoftim, duke nënvizuar se ky shtet kërkon më shumë punë në luftën kundër korrupsionit dhe krimit te organizuar.

Në rastin e Maqedonisë së Veriut, thuhet se kriteret e vendosura vitin e shkuar janë përmbushur.

“Ne qershor 2018, Keshilli parashtroi një sërë kriteresh per t’u permbushur nga Maqedonia e Veriut perpara hapjes se negociatave. Progresi i bërë është inkurajues. Gjithashtu marrëveshja e Prespës është një shembull për rajonin. Vazhdimësia e rasteve të ndërmarra nga Prokuroria Speciale është siguruar me dorëzimin tek Prokurori i Përgjithshëm. Një hap i rëndësishëm që ende duhet të ndërmerret është miratimi i ligjit që garanton prokurorinë e pavarur ne rastet e ardhshme te korrupsionit ne nivelet e larta”, thuhet më tej.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re