Deputetja demokrate, Jorida Tabaku nga Këshilli Kombëtar për Integrimin Europian tha se institucionet e drejtësisë duhet të vazhdojë dhe t’i qëndrojnë ‘besnike’ besimit që i ka dhënë Parlamenti dhe se politika të vazhdojë t’i japë mbështetje.

Capture

Tabaku theksoi se edhe Komisioni Europian ka luajtur një rol të rëndësishëm por dhe të vështirë për të ruajtur balancat në politikë.

“Duke qenë se është e vetmja reformë e miratuar në mënyrë unanime, duhet që politika t’i mbështesë këto institucione të drejtësisë pasi luajnë një rol të veçantë. Në këto kohë të vështira kur politika, njerëzit i kanë sytë nga ju, ne presim shumë dhe se ju të ecni me axhendën që kur Parlamenti ju dha besimin. Komisioni Europian ka luajtur një rol të rëndësishëm dhe të vështirë, për të ruajtur një balancë në politike dhe hapësirës për t’i dhënë Këshillit Kombëtar për integrimin Europian”, tha Tabaku.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re